Kryetari Aliu uron Behije Mustafën bashkë me ekipin e Kosovës per medaljet e fituara ne Yerevan

Ekipi i Kosovës në karate u përfaqësua në kampionatin Europian për Senior i mbajtur në Yerevan të Armenisë nga data 7-11 Maj 2025.

Nga ky kampionat, Kosova kthehet me dy medalje bronzi. Ekiporja e vajzave dhe Betim Maliqi në kategorinë deri në 75 kg.

Në ekiporen e vajzave shkëlque sportistja elitare Behije Mustafa nga Ferizaj. Për këtë sukses kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu i ka përgëzuar Behije Mustafën bashkë me ekipin e Kosovës duke lartësuar flamurin e Republikës në arenë ndërkombëtare. Urime e krenare me ju, ka shkruar kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tretë urgjente e KPF-së të komunës së Malishevës

Nën kryesimin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, Fatmir Ademaj, të mërkurën u …