Ramush Haradinaj: 22 Janari 1998, dita që ndryshoi historinë dhe vulosi lavdinë e familjes Jashari

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 22 janarin e vitit 1998 si një nga datat më të rëndësishme në historinë e rezistencës shqiptare, duke e cilësuar atë si ditën kur familja Jashari me qëndresën e saj heroike ndryshoi rrjedhën e historisë dhe përforcoi vendosmërinë e shqiptarëve në rrugën drejt lirisë së Kosovës. Në një mesazh përkujtimor, Haradinaj ka theksuar se për familjen Jashari ajo ditë nuk ishte e zakonshme, por një përballje epike me forcat armike, ku baca Shaban, bashkë me djemtë Adem e Hamzë, nipa e mbesa, i rezistuan sulmit të dytë të ushtrisë dhe policisë serbe ndaj kësaj familjeje emblematike të kombit shqiptar. “Qëndresa e tyre nuk mund të shihej si një ngjarje e vetme, por si një akt që ndryshoi rrjedhën e historisë. Heroizmi i tyre përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e shqiptarëve në rrugën drejt lirisë së Kosovës,” ka shkruar Haradinaj. Ai ka nënvizuar se sakrifica e familjes Jashari u bë simbol i luftës çlirimtare dhe frymëzim për mijëra të rinj që iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e shndërruar Prekazin në altarin e lirisë së Kosovës. Në fund të mesazhit, Haradinaj ka nderuar të rënët për liri, duke theksuar: “Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve për liri!”, ndërsa ka bërë thirrje që kujtimi për këtë ditë të mbahet gjallë si betim për lirinë dhe përgjegjësi për të ardhmen e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Me Mickosskin u dakorduam për zgjedhje të parakohshme, por ai ndryshoi qëndrim

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se rreth një vit më …