Ramush Haradinaj: AAK e gatshme ta votojë një kandidat unifikues – përmend edhe Glauk Konjufcën

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të mbështesë një kandidat unifikues për kryetar të Kuvendit, në përpjekje për të zhbllokuar krizën institucionale që po zgjat prej më shumë se tre muajsh. Para fillimit të seancës së Kuvendit, Haradinaj tha se AAK, ndonëse nuk ka përgjegjësinë për propozimin e kandidatit, ka ofruar zgjidhje për tejkalimin e situatës. Ai bëri të ditur se përveç dy kandidateve që ka përmendur më herët, Saranda Bogujevci dhe Fitore Pacolli, AAK do të mund ta mbështesë edhe Glauk Konjufcën nëse ai propozohet nga Vetëvendosje. “Po mbajmë shpresë se do të propozojnë një kandidat unifikues, ose kandidate… Do të japim votën për një kandidat të VV-së që është unifikues,” theksoi Haradinaj, duke lënë të hapur mundësinë e arritjes së një kompromisi politik që do të mundësonte konstituimin e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 60 OJQ alarmojnë për krizën politike në Kosovë

Më shumë se 60 organizata të shoqërisë civile në Kosovë kanë reaguar ashpër ndaj vazhdimit …