leoni

Ramush Haradinaj: AAK synon 100 mijë vota, zgjedhjet i garojmë të vetëm

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për strategjinë e partisë së tij në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke theksuar se Aleanca do të garojë e vetme dhe synon një rezultat të fortë zgjedhor. Haradinaj i ka uruar suksese Nismës Socialdemokrate dhe subjekteve të tjera politike, duke shtuar se AAK nuk ka ndërmend të mbetet nën pragun zgjedhor dhe targeton rreth 100 mijë vota. “Do të shkojmë të vetëm në zgjedhje dhe kemi burime njerëzore dhe profesionale që na mundësojnë të arrijmë rezultatin,” tha Haradinaj. Ai rikujtoi gjithashtu historikun e koalicioneve parazgjedhore me Nismën dhe përfaqësues të tjerë, duke theksuar se pavarësia e Aleancës do të jetë prioritet në zgjedhjet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Eugen Cakolli: Projektbuxheti i Qeverisë në detyrë, shkelje ligjore e pjesë e lojës politike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas procedimit të projektbuxhetit për vitin …