Ramush Haradinaj akuzon ashpër Qeverinë Kurti

Kandidati për kryeministër nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka goditur ashpër qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Ditën Botërore Kundër Korrupsionit, duke e cilësuar periudhën pesëvjeçare të këtij pushteti si më të ngarkuarën me skandale. Ai tha se, ndonëse VV erdhi në pushtet me premtimin për ta luftuar korrupsionin, “në pesë vjet nuk është futur askush në burg, ndërsa në të njëjtën periudhë nuk ka kaluar ditë pa shpërthyer ndonjë aferë e re”. Haradinaj theksoi se skandalet kanë përfshirë çdo sektor të qeverisjes, duke akuzuar ekzekutivin për degradim institucional dhe mungesë totale përgjegjësie. Ai e ashpërsoi edhe më tej gjuhën, duke thënë se “Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar”, ndërsa paralajmëroi se “ditët e llogaridhënies do të vijnë”. Sipas tij, Dita Kundër Korrupsionit në Kosovë po bie në një moment ku vendi po përjeton kulmin e abuzimeve, ndërsa besimi i qytetarëve në institucionet publike ka rënë në nivel historik.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …