Brickos

Ramush Haradinaj: Aleancës po i kthehen aktivistët e vjetër e themeluesit e saj, që për një kohë nuk ishin në aktivitet

Ramush Haradinaj: Aleancës po i kthehen aktivistët e vjetër e themeluesit e saj, që për një kohë nuk ishin në aktivitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mirëpritur rikthimin e kryetarit të parë të degës së AAK-së në Kastriot, Salih Grajqevci. Ai ka thënë se AAK-së iu kanë  bashkuar shumë profesionistë të zotë, të rinj e të reja, sepse besojnë në qeverisjen e mirë të saj nëpër komuna. “Aleancës po i kthehen edhe aktivistët e vjetër dhe themeluesit e saj, që për një kohë nuk ishin aktiv në jetën politike. Sot më nderoi me kthimin në Aleancë, themeluesi dhe kryetari i parë i degës tonë në Kastriot, Salih Grajqevci. Në prag të zgjedhjeve lokale, Aleanca është më e konsoliduar se asnjëherë më parë. Mirë se vjen Salih. Mirë se vini të gjithë!”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij elektoral.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …