Ramush Haradinaj: Ardian Gjini kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Ardian Gjini do të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Haradinaj tha se Gjini do t’i prijë listës zgjedhore të AAK-së dhe do të jetë mandatar për kryeministër. “Ardian Gjini do t’i prijë listës sonë. Po e them qartë: Ardian Gjini do të jetë mandatar për kryeministër”, deklaroi Haradinaj. Ai shtoi se edhe vetë do të jetë pjesë e listës zgjedhore të AAK-së për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci pas takimit me Haxhi Shalën: Procesi në Hagë larg të besueshmes

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një …