Haradinaj

Ramush Haradinaj: Dialogun Kosovë-Serbi e përfundojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e jo kryeministri Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dialogun Kosovë-Serbi e përfundojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e jo kryeministri Albin Kurti. Lidhur me këtë ai tha :“Dialogun e përfundon Amerika, ne nuk kemi nevojë hiç t’i biem rrotull kësaj pune, dialogun e përfundon Amerika. Ne e përfaqësojmë kauzën tonë në mënyrën më të mirë, siç kemi ditur ta përfaqësojmë në çdo kohë. Por dialogun nuk e kryen Albin Kurti, nuk ka lidhje kryeministri ka lidhje në çfarë cilësie ose në cilën situatë kemi arritur ne si Kosovë, sa kemi mbërri ta ndërtojmë rastin tonë tek administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Haradinaj. Ai ka shtuar se “Rruga nuk është e thjeshtë, reale është të arrihet marrëveshja përfundimtare në pak ditë dhe në pak javë, besoj që po”.Haradinaj ka deklaruar se është duke u bërë ofensivë ndërkombëtare që sa më shpejtë të mbyllet dialogu Kosovë-Serbi është shprehur ndër të tjera kryetari i AAK-së, Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …