Kryeministri Haradinaj

Ramush Haradinaj: E vetmja mundësi që të hiqet taksa ndaj Serbisë, është njohja reciproke, në kufijtë ekzistues

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe një herë ka deklaruar se e vetmja mundësi që të hiqet taksa ndaj Serbisë, është njohja reciproke, në kufijtë ekzistues. Ai kërkoi ndihmën nga të gjithë në mënyrë që çështja e dialogut Kosovë-Serbi, mos të lidhet me taksën. Besoj që jemi tash pas taksës po flas për arsye se dihet gjendja me taksën është e vendosur dhe mbetet, por mënyra që të mos prishen marrëdhëniet me Amerikën dhe mënyra si të forcohen ato. Jam thellë i bindur se Serbia duhet të kthehet te dialogu për shkak se edhe Serbia, edhe ne aspirojmë anëtarësimin në BE.  Kërkoj ndihmën e të gjithëve që të rikthehet dialogu e mos të lidhet me taksën,  ka porositur Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi

Pren Marashi: Kushtetuta nuk është për interpretim politik – kritika të ashpra ndaj elitës në pushtet

Ish-komandanti i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, …