Ramush Haradinaj: Enverit iu ndërpre jeta në ditën e sotme të para 19 vjetëve

Përvjetorët na rikthejnë në kujtimin e vlerave, fisnikërinë e heroizmin e mijëra djemve e vajzave që nuk kursyen asgjë për lirinë e për vendin. Edhe mua po më rikthehen krejt e me radhë, ndër të cilët edhe vëllezërit e mi, Shkëlzeni që ra në vijën e frontit në Maznik, Luani në Qafë Mullar, por edhe Enveri, të cilit me plagë lufte në trup, nga një dorë që donte të mbillte vëllavrasje ndër shqiptare, i’u ndërpre jeta në ditën e sotme të para 19 vjetëve!
Kanë shumë virtyte për të cilat i kujtojmë sot, vëllezërit e mi e shumë e shumë të tjerë e që rënia e tyre na është bërë betim ta çojmë amanetin e tyre në vend, që gjithmonë të jemi në shërbim të Atdheut. Enverin e kujtoj për mirësinë, për përkushtimin, për kurajon e vendosmërinë, e mbi të gjitha për dashurinë e paskaj që kishte për njerëzit!
Gjithmonë në nderim e i përulur para dëshmoreve të Kombit!
I përjetshëm kujtimi!

Kontrolloni gjithashtu

Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

Kosova me varësi të shtuar nga importi i energjisë – mbi 56 milionë euro vetëm gjatë prillit

 Prodhimi i brendshëm i energjisë në Kosovë ka rënë ndjeshëm gjatë muajit prill, duke detyruar …