Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Epopenë e UÇK-së, duke theksuar se kjo ngjarje historike rikujton përpjekjet e shqiptarëve për liri ndër shekuj dhe sakrificën e bashkëluftëtarëve të rënë. Haradinaj ka thënë se në Prekaz, në vendin e qëndresës së Adem Jashari, përulemi para sakrificës më sublime për liri dhe përkujtojmë qëndresën heroike që u bë themel i shtetit të Kosovës. Sipas tij, familja heroike Adem Jashari nuk u përkul para shtypjes dhe okupimit, ndërsa qëndresa e tyre mbeti përgjithmonë në kujtesën e kombit si një shembull unik i flijimit për lirinë e atdheut. “Lavdi të rënëve ndër breza! Lavdi luftës së UÇK-së!”, ka përfunduar Haradinaj në mesazhin e tij përkujtimor.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
