Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Është mashtruese qeveria aktuale e Kosovës, që drejtohet nga Albin Kurti

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj,  e konsideron mashtruese, qeverinë aktuale të vendit, drejtuar nga kryeministri Albin Kurti. Haradinaj deklaron se Qeveria Kurti, përveç që nuk realizoi premtimet, nuk u kujdes fare për shërbyesit civilë të Kosovës, që sipas tij, mbajnë gjallë administratën e shtetit. Konstatimin e tij e ka arsyetuar me disa fakte duke saktësuar se 16 milionë euro e më shumë, nuk janë dhënë për shërbyesit civil të Kosovës në 12 muajt e fundit, për shkak të mos aprovimit të Ligjit të Pagave.  Kjo është Qeveria e mashtrimit, përpos se nuk realizoi premtimet, ajo nuk u kujdes as për ata që e mbajnë gjallë administratën e shtetit,  ka nënvizuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës, miraton rezolutën për Hagën, LDK dhe Lista Serbe bojkotojnë votimin

Në Kuvendin e Kosovës, u miratua rezoluta për procesin në Hagë me 90 vota për, …