Ramush Haradinaj: Fitore historike, puna për qytetarët fillon menjëherë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar të gjithë përkrahësit, komisionerët dhe vëzhguesit e angazhuar në zgjedhje, pas një rezultati që e ka cilësuar si fitore dhe moment historik për partinë. “Dëshiroj t’ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik. Çdo garues, çdo komisioner, çdo vëzhgues, çdo njeri që ka kontribuar për këtë rezultat. Fitore historike, puna për qytetarët fillon menjëherë ka deklaruar Haradinaj. Ai shtoi se në ditët në vijim, ekipi i tij do të nisë menjëherë përgatitjet për të përmbushur pritjet e qytetarëve dhe për të konsoliduar suksesin e arritur. “Urime AAK!”, përfundoi ai me një mesazh uniteti dhe përgjegjësie politike.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …