Ramush Haradinaj: Fitorja e UÇK-së dhe hyrja e NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re

Ramush Haradinaj: Fitorja e UÇK-së dhe hyrja e NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re. “Duke kujtuar betejat e trimave të UÇK-së anekënd vendit, të përulur përjetësisht para të rënëve, jemi falënderues për aleatët tonë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ta gëzojmë këtë liri, ta njohim vlerën e saj dhe të vazhdojmë në ndërtimin e të ardhmes sa më të mirë”, theksoi Haradinaj. Ndryshe, 22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …