Ramush Haradinaj; Grada e gjeneralit është rezultat i angazhimit tim për çlirimin e Kosovës, edhe NATO-ja ma ka pranuar atë gradë

Kandidati i AAK-së, për kryeministër, Ramush Haradinaj, i pyetur lidhur me deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, e cila gjatë një tubimi në Deçan e quajti atë “gjeneral të vetëshpallur”. Haradinaj, theksoi se pushteti aktual po kupton që “s’e ka punën mirë” dhe kjo po u shkakton nervozizëm. Ka qenë detyra ime me ja u hjekë maskat, me qitë ashtu si janë, çfarë janë dhe ja po e shihni vetë si janë”. Duke iu përgjigjur etiketimit si “gjeneral i vetëshpallur”, Haradinaj theksoi se një nga gradat e tij ushtarake e ka marrë nga NATO dhe është dhënë nga një oficer gjerman. Ai shtoi me ironi se oficeri i referuar është nga i njëjti vend ku është rritur Gërvalla. Çfarë faji kam që më 24 mars 1998 jam sulmuar në familje nga Milloshi? Atë ditë aty ishte nëna dhe të tjerë. Unë nuk kam faj që Milloshi më gjuajti mua në shtëpi. Kujt i bën dëm kjo, që kam arritur të krijoj ushtrinë me miratimin e Pentagonit? A i bëj keq Kosovës që më kanë pritur qëllimshëm në zyrën e sekretarit të Mbrojtjes? Grada e gjeneralit është rezultat i angazhimit tim për çlirim, dhe më pas NATO ma ka dhënë atë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …