Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Qeveria e ardhshme e Kosovës do të vendosë si prioritet integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO. Ai theksoi se e ardhmja e Kosovës nuk është në izolim apo nën ndikimin e sanksioneve, por në bashkëpunim të ngushtë me botën demokratike dhe institucionet ndërkombëtare. Sipas Haradinajt, anëtarësimi në NATO do të sigurojë mbrojtje të garantuar ndaj çdo kërcënimi ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe stabilitet politik dhe besueshmëri ndërkombëtare. Ai shtoi se një vend anëtar i NATO-s do të ketë një ushtri profesionale, të pajisur sipas standardeve më të larta, dhe një partneritet të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara dhe vendet më të fuqishme të botës. Përmes kësaj anëtarësimi, sipas Haradinajt, Kosova do të rrisë edhe rolin e saj në sigurinë rajonale dhe globale. anëtarësimi në Bashkimin Evropian sjell përfitime të rëndësishme ekonomike, sociale dhe institucionale. Integrimi në BE do të hapë tregje më të mëdha për prodhimet dhe shërbimet vendore, do të sjellë investime të huaja direkte dhe do të krijojë vende të reja pune. Haradinaj përfundoi deklaratën duke theksuar se vizioni i tij për Kosovën është ai i një vendi të integruar në Perëndim, pjesë e komunitetit demokratik global, me institucione të forta dhe qytetarë që përfitojnë nga standardet ndërkombëtare, duke shtuar: “Kosova krah botës!”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
