Haradinaj

Ramush Haradinaj: Jam i shqetësuar me mungesën e komunikimit të kryeministrit Kurti me opozitën në procesin e të dialogut me Serbinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i zhgënjyer  me mungesën e komunikimit të kryeministrit Kurti me kryetarët e partive  opozitare rreth procesit të dialogut me Serbinë. Në diskutimin e organizuar nga Grupi për Ballkanin për dialogun Kosovë – Serbi, ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se partitë nuk mund të komunikojnë më te. Ndryshe ka qenë e kohen e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe të Hashim Thaçit. Mund t’i përmend disa mësime që i kam mësuar vetë, por gjatë kohëve të vështira, kur ka qenë presidenti Rugova ose Thaçi ka pasur një mënyrë komunikimi, dhe tani jemi të shqetësuar që nuk po mund të komunikojmë ose kontribuojmë në dialog. Ky është shqetësimi ynë që nuk po mund të komunikojmë, nuk e kemi një tryezë ose grup për këtë temë”, ka thënë Haradinaj për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Sergio Mattarella uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë duke theksuar përkushtimin për stabilitetin e integrimin evropian

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Italisë, Sergjo Mattarella, …