leoni

Sot para selisë së EULEX-it, në Fushë Kosovë, veteranët protestuan kundër bastisjeve e ndalimeve arbitrare të bashkëluftëtarëve të tyre

Sot para selisë së EULEX-it, në Fushë Kosovë, veteranët protestuan kundër bastisjeve e ndalimeve arbitrare të bashkëluftëtarëve të tyre

Sot para selisë së EULEX-it, në Fushë Kosovë,  veteranët dhe liridashësit e Kosovës  kanë protestuar   kundër bastisjeve e ndalimeve arbitrare të veteranëve, nga Policia e EULEX-it. Në protestë mori pjesë edhe kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj.  Protestuesit kanë hedhur telefonat e tyre brenda oborrit te EULEX, në shenjë kundërshtimi për bastisjet e fundit që kanë kryer policët e EULEX-it ditët e fundit, me ç rast edhe kanë sekuestruar telefonat e disa ish ushtarëve të UÇK-së dhe familjareve të tyre. Përfaqësuesi i  të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se Zyra e Prokurorit  dhe EULEX janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve dhe dëshmorëve duke dërguar pa paralajmërim njerëz me maska. Që nga përfundimi i luftës së UÇK-së populli është përballur me shumë sfida e padrejtësi. UNMIKU kishte mandat që të gjykonte krimet e kryera në Kosovë por akuzojë e gjykojë vetëm shqiptarë. EULEX-i kishte mandat gjykimin e krimeve të kryera në Kosovë por akuzojë e gjykojë vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale  gjykon  vetëm shqiptarët, po jo krimet e kryera në Kosovë,  por jo krimet dhe masakrat që i ka bërë pushtuesi serb ndaj civilëve. Ato gjykojnë luftën tonë çlirimtare, gjykojnë vetëm UÇK duke e quajtur edhe ndërmarrje e përbashkët kriminale, tha mes tjerash, krye-veterani, Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …