Haradinaj - Veseli

Ramush Haradinaj, ka folur rreth kandidimit për postin e kryetarit të Kosovës edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli

Kryetari i AAK-së,  Ramush Haradinaj, ka sqaruar disa deklarata  rreth kandidimit për postin e kryetarit të vendit. Ai thotë se ka pasur bisedime me partnerët e koalicionit, por edhe me Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me postin e presidentit, të cilat  mund të ndodhin nëse konfirmohen aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj kryetarit, Hashim Thaçi “Kemi pasur disa takime me liderët e koalicionit dhe udhëheqësit e PDK-së, pas 24 qershorit, në këtë rast edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.  Kanë ndodhur diskutime në tavolina dhe jam shprehur i gatshëm të marr përgjegjësi për shkak të rrethanave të reja. Thaçi e ka shprehur dëshirën e tij që Kosova, në rast se konfirmohen aktakuzat, mos të gjendet e papërgatitur. Duhet të jemi të qartë se unë nuk jam kandidat i koalicionit, por i Aleancës. PDK-ja ka shprehur kujdesin se në rast të konfirmimit të aktakuzave, Kosova të gjendet në krye të detyrës”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …