Ramush Haradinaj: Ka interesim nga Vetëvendosje për koalicion me ne, por ne nuk kemi interes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ekziston interesim nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, por që AAK nuk është e interesuar për një koalicion me Albin Kurtin. Haradinaj theksoi se Kurti nuk i ka numrat e nevojshëm për të formuar qeverinë e re dhe se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. “Ka interesim nga disa zyrtarë të Vetëvendosjes për një marrëveshje, por ne nuk kemi interes për një koalicion me ta. Kurti nuk i ka numrat për të bërë qeverinë,” tha Haradinaj. Sipas tij, një qeveri e përkohshme opozitare do të ishte një zgjidhje e arsyeshme, deri në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. “Do të ishte mirë që opozita të marrë përgjegjësinë e qeverisjes deri në zgjedhjen e presidentit,” shtoi ai. Ai përmendi edhe një afat të mundshëm për zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se 14 dhjetori mund të jetë një datë e përshtatshme për organizimin e tyre. AAK do të garojë e vetme në zgjedhjet parlamentare, pavarësisht se kur do të mbahen.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi përjashton çdo bashkëpunim me Vetëvendosjen: “As që e diskutojmë qeverinë me Kurtin”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë …