Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria që të mbështes bizneset, komunat dhe qytetarët në këtë kohë pandemie

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputeti i kësaj partie, sot  në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria që të mbështes bizneset, komunat dhe qytetarët në këtë kohë pandemie. Ai në seancën ku u diskutua për pandeminë, ka kërkuar veç tjerash edhe lejimin e punës së sallave të dasmave. “Hapni gastronominë. Lejoni sallat e mëdha. Çdo sallë edhe ajo e dasmave nuk është më e madhe se kjo sallë. Nuk hyjnë më shumë njerëz se në këtë sallë, ku jemi ne deputetët. Haradinaj në fjalimin e tij ka kërkuar nga Qeveria heqjen e orës policore, sigurimin e ilaçeve falas për qytetarët me virus, sigurimin e vaksinës, shtesa për punëtorët shëndetësorë e për pensionistët. Po ashtu ai ka thënë se qeveria duhet të vazhdojë deri në fund të pandemisë me pako fiskale.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku, përgjegjësi ndaj kombit dhe të ardhmes së përbashkët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë …