leoni

Në numërimin e gjysmës së kutive të votimeve PS ka 76 mandate, PD 57 mandate, LSI 5 mandate dhe PSD-ja 2 mandate

Në numërimin e gjysmës së kutive të votimeve PS ka 76 mandate, PD 57 mandate, LSI 5 mandate dhe PSD-ja 2 mandate

Në nivel vendi, kur janë numëruar më shumë se gjysma e kutive të votimeve, Partia Socialiste  e Shqipërisë aktualisht ka 76 mandate, PD 57 mandate, LSI 5 mandate dhe PSD-ja  2 mandate. Janë numëruar 2689 kuti nga 5198 në total, rreth 60% në të gjithë Shqipërinë, dhe fituese në shumicën e qarqeve  rezulton Partia Socialiste. Sipas të dhënave të KQZ, PS kryeson në 9 qarqe, ndërsa PD në 3 qarqe.

Në Qarkun e Tiranës, PS ka 18 mandate, PD 15 mandate, LSI 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

Në Qarkun e Durrësit, PS ka 8 mandate dhe PD 6 mandate.

Në Qarkun e Vlorës, PS ka 8 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Qarkun e Elbasanit, PS ka 9 mandate dhe PD 5 mandate deputeti.

Në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste ka marrë 4 mandate, PD 2 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Dibrës, PS ka 3 mandate dhe PD 2 mandate

Në Qarkun e Gjirokastrës, PS ka 3 mandate dhe PD 1 mandat.

Në Qarkun e Fierit, PS ka 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Gjirokastrës, PS ka 3 mandate dhe PD 1 mandat.

Në Qarkun e Korçës, PS ka 6 mandate dhe PD 5 mandate.

Në Qarkun e Lezhës, PS ka 3 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Qarkun e Kukësit, PS ka 1 mandat dhe PD 2 mandate.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …