Ramush Haradinaj, ka kujtuar vrasjen e të gjithë burrave, në fshatin Lybeniq të Pejës dhe të burrave e grave, në Gjakovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vrasjen e të gjithë burrave në fshatin Lybeniq të Pejës si dhe martirizimin e dhjetëra burrave e grave në Gjakovë nga forcat ushtarake e policore serbe 24 vjet më parë. Më 1 prill të vitit  1999, në Lybeniq të Pejës forcat barbare ekzekutuan të gjithë burrat që kishin gjetur në fshat. Ata u vranë vetëm pse e ëndërruan lirinë e atdheut. Në këtë ditë ndajmë thellësisht dhimbjen me familjarët e të gjithë të rënëve të ngjarjeve që nisën më 1 prill dhe vazhduan edhe në ditët në vijim në fshatrat përreth, në të cilat regjimi i atëhershëm mori jetën e shumë civilëve të pafajshëm shqiptarë”, ka shkruar Haradinaj. Haradinaj ka përmendur edhe familjen e Januz Canës e cila u shua krejtësisht pa lënë pasardhës. Gjithashtu sot me përulje të thellë, kujtojmë martirizimin e dhjetëra vëllezërve e motrave tona në Gjakovë. Kujtojmë familjen që u shua pa lënë pasardhës, familjen e Januz Canës. Kujtojmë gjithë ata që u sakrifikuan në shtëpinë e familjes Vejsa dhe në pjesët e tjera të Gjakovës. Asnjëherë nuk do t’i harrojmë njerëzit tanë, që me jetët e tyre iu bënë mburojë kësaj toke, ka shkruar  Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …