Botohet libri “Në Udhën e Shenjtores”, i autores Behide Hasanaj

“Në Udhën e Shenjtores”, është libri i veçantë dhe unik që së fundmi e ka sjellë për lexuesit e saj humanistja e njohur Shqiptare e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Behide Hasanaj .

Është i veçantë dhe pak me ndryshe sepse në këtë libër kam mbledhur intervistat që kam realizuar për media të ndryshme”, tha në fillim të fjalës autorja Hasanaj, teksa shtoi se në këtë libër i ka përmendur edhe gazetarët, për siç tha ajo, me të cilët ka bashkëpunuar.

Në këtë libër i kam paraqitur gazetaret të cilët me kane intervistuar duke i falënderuar për punën e mrekullueshme që kanë bërë. Po ashtu, pjesë e këtij librit janë edhe disa vlerësime nga persona me të cilët pata fatin të punoja ndër vite”, tha ajo.

Në Udhën e Shenjtores është libri i cili padyshim është me i dashur për mua sepse përmes këtij librit unë i kam falënderuar gjithë ata njerëz të cilët e kanë përkrahur punën time shumëvjeçare si humaniste”, tha autorja Hasanaj.

Kujtojmë se libri në fjalë, është promovuar ditë me parë në Prishtinë, promovim ky, i cili ka mbledhur shumë dashamirë të fjalës së shkruar, ku padyshim dhe është vlerësuar tej mase puna dhe profesionalizmi i autores dhe humanistes Hasanaj.

Mes tjerash, vlen të theksohet se, Behide Hasanaj ,është një zonjë fisnike me prejardhje nga Peja porse me vite të tëra jeton dhe vepron në Zvicër.

Ajo gjithë jetën e saj ja ka kushtuar kauzës së humanizmit, për çka, edhe libri i saj i fundit mbanë emrin “Në udhën e Shenjtores”, sepse Behidja është një shenjtore e vërtet.

 

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …