Ramush Haradinaj: Ka ndërruar jetë Luftëtari i Lirisë Agron Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ka ndërruar jetë Luftëtari i Lirisë Agron Haradinaj

Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Agronit! Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë më të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj. Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare. Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit. Ngushëllime familjes Haradinaj, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe gjithë atyre që e njohen. U prehsh në paqe, Agron!

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK-së, dega në Deçan: Me 21.01.2026, në varrezat e fshatit Sllup, në ora 14:00, varroset Zyme Mazrekaj

Njoftim: Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së – dega në Deçan njofton me pikëllim …