Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka reaguar kundër gënjeshtrave e shpifjeve që po përhapin mediet e Serbisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar kundër  gënjeshtrave që po përhapin mediet e Serbisë. Ai ka thënë se “aleancat e krimit në Beograd e në Prishtinë, janë aktivizuar kundër meje, familjes sime dhe partisë që e drejtoj. Këtë herë duke prodhuar storje për tregti armësh të përmasave të mëdha, ku unë qenkam bosi. Kjo nuk është hera e parë e nuk do të jetë as e fundit, sepse këto aleanca të krimit me seli në Beograd e në Prishtinë, por që mentorët i kanë në Moskë, janë aktivizuar sa herë që dikush u ka dalë përpara dhe e ka penguar influencën e tyre në Kosovë. Edhe tani po ndodh e njëjta gjë, por kësaj radhe, propaganda e tyre është aq e tejdukshme, sa që ata vet do të jenë viktima të saj. As këtë herë nuk më ndalin dot!”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …