Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, ka uruar popullin dhe ushtrinë amerikane me rastin e 248-vjetorit të krijimit të saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin dhe ushtrinë amerikane me rastin e 248-vjetorit të krijimit të saj. Në këtë ditë historike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ushtrinë e saj, uroj përzemërsisht popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së, me rastin e 248-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane. Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës. Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës do të jetë mirënjohës përjetë për ndihmën e popullit dhe ushtrisë amerikane. Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës në kohë të duhur të Ushtrisë Amerikane dhe NATO-s, të cilët shpëtuan popullin tonë nga tragjedia dhe spastrimi etnik”. Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n, veçmas me Amerikën. Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për vendin tonë, ka shkruar kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …