Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e Kosovës, u shpreh se kjo festë e madhe vjen pas një muaji përkushtimi dhe sakrifice, duke reflektuar vlerat më të mira njerëzore që duhet të vazhdojnë edhe pas Ramazanit. Ai theksoi se uniteti dhe gatishmëria për t’i qëndruar pranë njëri-tjetrit janë thelbësore për të ardhmen e vendit, duke shtuar se sa më shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim të ketë mes qytetarëve, aq më i fortë bëhet edhe shteti. “Gëzuar festa me përkushtim, si e ka karakterizuar edhe muaji i shenjtë i Ramazanit. Me unitet që të jemi bashkë dhe solidaritet që t’i gjendemi njëri-tjetrit, sa më bashkë, sa më solidarë është mirë për të gjithë ne”, ka deklaruar Ramush Haradinaj. Në fund, ai uroi që kjo festë të sjellë paqe, harmoni dhe mirëqenie në çdo familje, duke bërë thirrje që fryma e bashkimit të ruhet edhe në ditët në vijim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
