leoni

Ramush Haradinaj: Kongresi i Manastirit, pikë kthese në unifikimin gjuhësor dhe identitetin shqiptar

Sot shënohet Dita e Alfabetit Shqiptar, që përkujton Kongresin e Manastirit të vitit 1908, një prej momenteve më të rëndësishme në procesin e unifikimit të gjuhës shqipe dhe forcimit të identitetit kombëtar. Me këtë rast, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar duke e cilësuar Kongresin e Manastirit si një pikë kthese historike për shqiptarët. Ai theksoi se vendimet e asaj periudhe patën ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin kulturor dhe politik të kombit. “Kongresi i Manastirit ishte shtylla e një fillimi të rëndësishëm në identitetin shqiptar. Gjuha shqipe u bë ura e unifikimit të kombit, ndërsa alfabeti ynë përcaktoi orientimin perëndimor të shqiptarëve. Kthesa historike që vendosën intelektualët dhe patriotët e asaj kohe mbetet sot themeli i vizionit tonë për një komb të bashkuar, të palëkundur drejt vlerave euroatlantike,” ka shkruar Haradinaj. Dita e Alfabetit vazhdon të shihet si një moment simbolik që rikujton rëndësinë e gjuhës shqipe në ruajtjen e identitetit dhe në zhvillimin e bashkësisë shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Ministri, Hekuran Murati më 28 shkurt i pranon ofertat për të marrë vetura me qira, me çmimin mbi 9 milionë euro

Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë Kurti për mashtrim me subvencionet e energjisë

Nënkryetarja e LDK_së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të Qeverisë Kurti për subvencionimin …