Ramush Haradinaj kritikon heqjen e simboleve të Kosovës nga kryetarët e Listës Serbe në veri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ceremonive të betimit të kryetarëve të rinj të komunave në veri të vendit, duke përgëzuar të zgjedhurit, por edhe shprehur indinjatë për heqjen e simboleve të Republikës së Kosovës. Haradinaj ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, për të siguruar që kryetarët e komunave veriore nga komuniteti serb të respektojnë rendin kushtetues dhe ligjet e Kosovës. “Jam tejet i indinjuar që kryetarët e Listës Serbe në komunat veriore i kanë hequr simbolet e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e presidentes. Kërkoj që urgjentisht t’i rikthejnë në vendin që u takon,” ka shkruar Haradinaj. Ai ka shtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të përdorë ndikimin e tij për të garantuar respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve nga kryetarët e komunave veriore, duke punuar në harmoni me institucionet e vendit. Lista Serbe do të drejtojë për katër vitet e ardhshme komunat me shumicë serbe, të cilat për dy vite ishin drejtuar nga kryetarë shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Pesë vjet stagnim, koha për ndryshim me Bedri Hamzën

Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se pesë vitet e fundit të …