Ramush Haradinaj kritikon Qeverinë për shpërthimet në Ibër dhe Zubin Potok

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shpërthimit të sotëm në kanalet e Ibër Lepencit, duke e quajtur këtë ngjarje një tregues të politikave të gabuara dhe mungesës së qasjes proaktive të Qeverisë së Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Haradinaj theksoi se kjo situatë po rrezikon infrastrukturën strategjike të vendit dhe kritikoi ashpër zyrtarët qeveritarë për “naivitet dhe mos njohuri mbi problemin”. Ai bëri thirrje që institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR-in dhe prezencën amerikane për të parandaluar ngjarje të ngjashme dhe për të mbrojtur resurset jetike të Kosovës. “Mjaft më me filma!” – nënvizoi, Haradinaj në reagimin e tij, duke i bërë thirrje Qeverisë të veprojë me seriozitet dhe vendosmëri në trajtimin e situatës në veri të vendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u përkujtuan: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët …