Ramush Haradinaj: Luftëtarët jetojnë gjithmonë me qëllime të qarta dhe nuk kanë frikë nga stuhitë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se luftëtarët jetojnë gjithmonë me qëllime të qarta dhe nuk kanë frikë nga stuhitë, sepse stuhitë e kanë frikë vendosmërinë e tyre. Ai ka kritikuar pushtetin aktual për trajtimin jomeritor që po ua bënë luftëtarëve të lirisë. “Çdo ditë që kalon, qeveria po i largon luftëtarët nga kujtesa publike, ndërsa propaganda po synon t’i shtyjë drejt harresës kolektive. Ai thekson se fillimisht ata u injoruan, më pas u ofenduan, madje edhe për veshjen e tyre, sa herë marshonin në përvjetore e tubime përkujtimore” ka vlerësuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka kritikuar pushtetin për orkestrim dokumentesh e procesesh gjyqësore që, sipas tij, kanë synim të qartë: dobësimin e figurës së luftëtarit. Por ai shton se përtej çdo goditjeje politike, struktura shpirtërore dhe mendore e luftëtarit mbetet e paprekshme. Plagët e luftëtarëve janë si medale nderi, ka shkruar ems tjerash lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Izmi Zeka: Njeriu i UDB-së serbe në Gjilan, Sinan Rexhepi i njohur si Sinan Zhegra, veteran i UÇK-së (!)

Izmi Zeka: PDK-ja të propozojë kandidat mbi interesat partiake

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentit të …