Ramush Haradinaj: Më 24 mars të vitit 1998 nuk kishim zgjidhje tjetër, veç të përballemi me Serbinë

Ramush Haradinaj: Më 24 mars të vitit 1998 nuk kishim zgjidhje tjetër, veç të përballemi me Serbinë

Me rastin e 23-vjetorit të betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që njihet edhe si ‘Epopeja e Dukagjinit’, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. Haradinaj gjatë fjalimit të tij i falënderoi të gjithë të pranishmit, duke e kujtuar ditën e 24 marsit të vitit 1998. “Nuk ka ndryshuar asgjë, as sot, nuk do të ndryshoj as në mot dhe asnjëherë. Sepse me 24 mars të vitit 1998 nuk kishim zgjidhje tjetër, veç të përballemi me Serbinë. Pra, nuk ishte çështje e dëshirës, por ishte e pashmangshme, ajo se çka ndodhi më 24 mars 1998. Kjo ngjarje nuk ishte e para. Ne e kemi parë, para kësaj një përballje heroike të familjes legjendare të Adem Jasharit, deri në flijim. Ne ishim të vetëdijshëm se, na pret një fat i vështirë, që mund të krahasohet me jetë a vdekje’, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …