Ramush Haradinaj: Më 24 mars u ndal një regjim gjenocidal — sot mbështesim sulmet ndaj kapaciteteve bërthamore të Iranit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, ditën kur SHBA dhe aleatët e saj nisën fushatën ajrore kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit, duke e cilësuar si një akt vendimtar që ndaloi gjenocidin ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Haradinaj theksoi se regjimi i Millosheviqit në atë kohë kishte përkrahjen e disa regjimeve shtetërore, përfshirë edhe regjimin iranian, në përpjekjet e tij për spastrim etnik në Kosovë. “Sulmet ajrore të Amerikës dhe të aleatëve mbi caqet serbe ndalën regjimin e Millosheviqit dhe shpëtuan popullin tonë”, ka deklaruar Haradinaj. Duke komentuar zhvillimet e sotme globale, Haradinaj ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për ndërhyrjet ajrore mbi kapacitetet bërthamore të regjimit iranian dhe ka lavdëruar angazhimin e Presidentit Donald Trump dhe të Shteteve të Bashkuara për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. “Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore mbi kapacitetet bërthamore të regjimit iranian dhe angazhimin e Presidentit Trump dhe të Amerikës për paqe dhe siguri në botë”, ka përfunduar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …