Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Kurti gjithë jetën kundër Amerikës, sot thotë “partneri ynë”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e akuzuar për hipokrizi dhe ndryshim të papritur retorike. Mustafa ka ironizuar me qëndrimin e tanishëm të Kurtit, duke thënë se ai dikur ishte kundër Amerikës, ndërsa sot po e quan “partner strategjik”. “Sa pro AmeLikan Albini sot! Gjithë jetën kundër AmeLikës, e sot ‘AmeLika partneri jonë’. Është zhveshë prej marres, s’e ka problem mà”, ka shkruar Mustafa, duke përdorur një ton të ashpër kritik ndaj qëndrimeve të ndryshme të Kurtit në periudha të ndryshme politike. Ky reagim vjen në një kohë kur Kurti është përfshirë në deklarata që vlerësojnë rolin e SHBA-së, veçanërisht në raport me zhvillimet ndërkombëtare dhe qëndrimin ndaj Iranit, gjë që ka nxitur reagime nga opozita për mospërputhje të qëndrimeve politike ndër vite.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: “Ku janë institucionet e Kosovës?”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit …