Tema të tjera...
Ambasadori palestinez: Mosnjohja e Kosovës lidhet me Ambasadën në Jerusalem, jo me popullin kosovar
22/11/2025
Kryetari ,i AAK, Ramush Haradinaj, ka dhënë një mesazh drejtuar qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e cilësuar këtë datë si vendimtare për të ardhmen e vendit. Haradinaj tha se Kosova ndodhet në një moment të rëndësishëm politik dhe se, sipas tij, është koha për vendime të guximshme. “Kosova nuk pret më. Koha e fjalëve ka kaluar. Tani është koha e vendimeve të mëdha dhe të guximshme”, tha ai, duke shtuar se secili qytetar ka përgjegjësi të kontribuojë përmes votës. Sipas tij, procesi zgjedhor i 28 dhjetorit është rasti kur qytetarët “e kanë në dorë” drejtimin e shtetit. Ai theksoi rolin e gjithë shtresave të shoqërisë, duke shtuar se vota e tyre ndikon drejtpërdrejt në forcimin e institucioneve. Në mesazhin e tij, Haradinaj theksoi se synimi i AAK-së është rikthimi i besimit të qytetarëve te shteti dhe qeverisja që, sipas tij, duhet të mbështetet në punë konkrete dhe jo në propagandë. Ai u ndal edhe te roli i mërgatës, të cilën e quajti “zemra e Kosovës në botë”, duke e ftuar që të kontribuojë me votën e saj. Po ashtu, Haradinaj ritheksoi rëndësinë e partneritetit me aleatët ndërkombëtarë. Në fund, ai bëri thirrje për mobilizim të gjerë në ditën e zgjedhjeve, duke theksuar se pjesëmarrja e qytetarëve është thelbësore për të ardhmen politike të vendit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
