Ramush Haradinaj: Musë Krasniqi, u nda nga jeta por sakrifica e tij dhe e familjes do të mbeten frymëzim për brezat

Ramush Haradinaj: Musë Krasniqi, u nda nga jeta por sakrifica e tij dhe e familjes do të mbeten frymëzim për brezat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, pas ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Musë Krasniqi, ka thënë se përpjekjet dhe sakrifica e bashkëluftëtarit të tij, do të mbeten frymëzim për brezat. Ai sot u nda fizikisht nga ne por veprat e tij heroike, përpjekjet e tij të palodhura dhe sakrificat e bëra për lirinë dhe pavarësinë e vendit do të mbeten një frymëzim për brezat e ardhshëm, ka thënë Haradinaj. Bashkëluftëtari Musë Krasniqi, bashkë me të birin dhe gjithë burrat e Junikut zhvilluan luftë heroike që turpëroi Serbinë, duke nderuar Junikun e gjithë kombin.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Gjykata e Shkallës së Dytë rrëzon vendimin për tokën publike në Prishtinë – fitore për interesin qytetar

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se Gjykata e Shkallës së Dytë …