Marrëdhëniet e Qeverisë-Kurti me Uashingtonin zyrtar janë në pikën më të ulët, gjatë këtyre tri viteve

Marrëdhëniet e kryeministrit, Albin Kurti dhe Qeverisë së tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në pikën më të ulët, prej kur Partia Vetëvendosje ka marrë mandatin e dytë qeverisës në vend. Shkak, i dëmtimit të marrëdhënieve është mos koordinimi i përgjithshëm në çështjet që mund të ngadalësojnë apo rrezikojnë progresin në implementimin e marrëveshjeve me Serbinë. Amerika e  ka të qartë se Kurti nuk po e trajton si partner, ka thënë  Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien. Ky ishte sugjerimi që zyrtari i lartë i Administratës së Bidenit, i ngarkuar për çështjet e Evropiane dhe të Euro-Azisë, e kishte përcjellë për Qeverinë e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti, rreth 1 muaj më parë. Zyrtarja e lartë amerikane, Erin McKee, u takua me Vjosa Osmani, ku theksoi praninë 25-vjeçare të USAID-it në Kosovë dhe u zotua se Amerika do të vazhdojë përkushtimin ndaj Kosovës, pavarësisht mosmarrëveshjeve me “qeveri të caktuara”. Ndëshkimi amerikan për Kurtin  ndodhë për herën e parë, por jo edhe për anëtarë të kabinetit të tij. Në nëntor të vitit 2022, Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe disa zyrtarëve të tjerë qeveritarë, Amerika ua kishte ndaluar një vizitë në Uashington, si ndëshkim për vendimin e Kurtit lidhur targat që ishte pasuar me “krizën e madhe” në veri. Veprimet “e pakoordinuara” të Qeverisë së Kosovës dhe tensionet në veri të vendit, Kosovës, po i kushtojnë edhe me sanksione  nga Bashkimi Evropian.(Reporteri.net).

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …