Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, në 27-vjetorin e rënies së tyre gjatë luftës për çlirimin e Kosovës. Haradinaj theksoi se populli kosovar përulemi para sakrificës së tyre dhe u shpreh se rënia e këtyre tre dëshmorëve ka shërbyer si burim frymëzimi për vazhdimin e rrugës së lirisë. Ai i përshkroi Talla, Durmishi dhe Maliqi si intelektualë dhe luftëtarë që flijuan jetën në shërbim të atdheut. “Rënia e tyre heroike u shndërrua në burim force që të vazhdohet rruga për liri. Përulemi para veprës së tyre në shërbim të Atdheut. Lavdi!” – ka shkruar Haradinaj në postimin e tij.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
