leoni

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Në takimin e 2 shtatorit në Uashington, Kosova duhet të shkojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se në takimin e 2 shtatorit 2020,  në Uashington, Kosova duhet të shkojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ai thotë se duhet të shfrytëzohet vëmendja që po ia jep Amerika zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai  gjithashtu tregon për pretendimet e tij për t’u bërë president i vendit si dhe flet për mundësinë e zgjerimit të koalicionit aktual qeverisës. Sipas tij, me ardhjen e PDK-së në qeverisje, ndërpritet varësia nga Lista Serbe. Haradinaj thotë se ka qenë insistues që të kërkohet kthimi i Uashingtonit zyrtar   në çështjen e dialogut. Ne e kemi parë një ndihmesë në të kaluarën nga BE-ja dhe e kemi mirëpritur këtë ndihmesë të saj, por edhe të vendeve veç e veç, si të Gjermanisë e Francës, mirëpo, po ashtu ne e kuptuam që BE-ja e delegoi çështjen e dialogut në nivel te përfaqësuesi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Borrell dhe te i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak të dy nga dy vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …