Ramush Haradinaj: Kosova është në një gjendje të rëndë, për shkak të mënyrës së qeverisjes së qeverisë aktuale

Ramush Haradinaj: Nëse Albin Kurti e tërheq projektbuxhetin aktual, do të përballet me pa dëgjueshmëri qytetare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot  në Kuvend se është prezantuar për miratim buxheti më skandaloz që e ka pasur Kosova ndonjëherë. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurt  që ta tërheq projektbuxhetin aktual përpara se të përballet me pa dëgjueshmëri qytetare. Diskriminimi që u ka bërë Albin Kurti komunave që nuk janë nën qeverisjen e partisë së tij, nuk ka ndodhur as në kohën e Rankoviqit. Me këtë buxhet Albin Kurti i ka shpallë luftë të hapur qytetarëve të këtij vendi, duke ua pakësuar edhe bukën. Nëse nuk e tërheqë këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara, që Albin Kurtin ta  shpallin ‘non-grata’”, ka thënë Haradinaj. Në Kuvend janë  diskutuar amendamentet e propozuara të opozitës për buxhetin e vitit 2024, por shumica nuk e ka përkrahur asnjë amendament të propozuar nga opozita.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …