Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musiu: Është turp për ju i keni detyruar pjesëtarët e Policisë të dalin në protesta dhe tani kundërshtoni një amendament bazik

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se i vjen turp që është pjesë e Kuvendit, derisa u ka thënë “Turpi qoftë mbi ju”, deputetëve që kanë votuar kundër amendamentit për pensionim të parakohshëm të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe atyre të Inspektoratit Policor të Kosovës. Amendamentin e 26 në Projektbuxhetin e vitit 2024 të cilin e ka propozuar deputetja Ganimete Musliu është votuar 17 deputetë, ndërsa shumica kanë kundërshtuar. “Më vjen turp që jam pjesë e këtij Kuvendi. Është turp që sot kur i keni detyruar pjesëtarët e Policisë së Kosovës të dalin në protesta publike të kundërshtoni një amendament bazik, vendimtar, të kundërshtohet për inate personale politike. Turpi qoftë mbi ju! Jeni duke e shkatërruar shtetin, andaj kjo është e pafalshme”, ka thënë Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …