Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Nuk janë kushtet tani për të shkuar në zgjedhje por për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do të diskutojnë me opozitën për mocionin e mosbesimit, ndërsa tha se tani nuk janë kushtet për të shkuar në zgjedhje. Ai tha se në mbledhjen e kryesisë së AAK-së diskutuan për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar deri në zgjedhjet e ardhshme. Pas takimit të Kryesisë së AAK-së, Haradinaj u shpreh se Qeveria Kurti po e rrezikon Kosovën. Ai tha se vendosën që të krijojnë disa struktura për t’u përballur me gjendjen aktuale në vend. Haradinaj tha se diskutuan si opsion edhe mundësinë e një qeverie të unitetit kombëtar, që përfshin gjitha partitë politike, por jo kryeministër Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …