Ramush Haradinaj, përmes një postimi ia ka drejtuar pesë pyetje Qeverisë së Albin Kurtit

Ramush Haradinaj, përmes një postimi ia ka drejtuar pesë pyetje Qeverisë së Albin Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ia ka drejtuar pesë pyetje qeverisë së Albin  Kurtit. Të pesë pyetjet kanë të bëjnë me gjendjen me energji elektrike në vendin tonë.

Postimi i plotë i tij:

Pyetje publike për Qeverinë:

1. Pse shkëmbimet energjetike me Shqipërinë janë të papërfillshme gjatë Qeverisë Kurti?!

2. Pse psh Kosova gjatë kohës së qeverisjes sime, verës i ka dhënë kaq shumë rrymë Shqipërisë, për të marrë atë gjatë dimrit?

3. Pse Qeveria Kurti e ka shitur rrymën gjatë verës me çmim të lirë për ta blerë atë gjatë dimrit me çmim shumëfish më të shtrenjtë?!

4. Pse nuk ka krijuar rezerva për dimër, siç ka ndodhur më herët, për të siguruar stabilitet energjetik?

5. A e ka bërë nga mosdija, apo qëllimisht?

Shihni grafikonin e shkëmbimeve të rrymës me Shqipërinë gjatë qeverisjes sime me 2019 dhe Qeverisë Kurti me 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …