Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Plani franko-gjerman është i pranueshëm dhe ka të bëjë me komponentin tonë kryesor, ecjen drejt NATO-s

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi të hënën se pajtohet dhe e pranon propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se Kosova e ka konfirmimin direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se plani franko-gjerman, e përfshin përkrahjen amerikane për partneritet. për paqe dhe rrugën e Kosovës drejt NATO-s. Kemi konfirmim direkt se menjëherë me këtë marrëveshje, kemi konfirmim nga Amerika që do të përkrahemi për partneritet për paqe dhe për rrugëtimin tonë drejt NATO-s. Për mua, plani franko-gjerman është i pranueshëm, përkrahet nga unë dhe ka të bëjë me komponentët tonë kryesorë, ecjen drejt NATO-s”. Sipas Haradinajt, rritja e pranisë amerikane në Ballkan, vendosja e vendkomandave, ngritja e bazave të reja dhe përkrahja e forcimit të FSK-së, janë komponentë që tregojnë  se Kosova po shkon në një rresht me Amerikën, kah NATO-ja, ka saktësuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …