leoni

Ramush Haradinaj: Praktikat e qeverisë aktuale janë të kundërligjshme, shumë nga zyrtarët do të përballen me drejtësinë

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga AAK-j, ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit, duke e akuzuar për shkelje ligjore në lidhje me kontratat njëburimore dhe për keqpërdorim të tenderëve. Praktikat e qeverisë aktuale janë të kundërligjshme dhe se shumë nga zyrtarët e saj do të përballen me drejtësinë. Duke theksuar akuzat për korrupsion, Haradinaj e akuzoi Kurtin për përplasje të qëllimshme me institucionet e drejtësisë sa herë që fillohen hetime kundër tij dhe qeverisë për çështje të dyshimta financiare. Unë besoj që shumë prej tyre do të përfundojnë në burg për kontratat njëburimore. Sa herë që prokuroria e heton për korrupsion, a e keni vërejtur se Kurti sulmon prokurorinë? tha Haradinaj. Kur u pyet për mundësinë e ndonjë ndëshkimi penal për kryeministrin aktual, Haradinaj u shpreh se Kurti është një “kandidat serioz” për të përfunduar në burg për përfshirjen e tij në veprimtari të paligjshme.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …