Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mbron Hykmete Bajramin nga sulmet e pushtetit aktual

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nënkryetaren e partisë, Hykmete Bajrami, e konsideron një “zonjë të fortë” që përfaqëson angazhimin profesional dhe të pastër në politikë. Abdixhiku ka theksuar se Bajrami po përballet me sulme nga pushteti për shkak të kritikave të saj të vazhdueshme ndaj qeverisë, veçanërisht në aspektin ekonomik. Reagimi u në pas akuzave të Zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Kelmendi, lidhur me një projekt prej 5.6 milionë eurosh për platformën e digjitalizimit të arsimit, për të cilën Kelmendi pretendon se nuk është funksionale. Hykmete Bajrami iu përgjigj menjëherë, duke kërkuar dëshmi nga Jusuf Thaçi, i cili i dha të drejtë. Abdixhiku e vlerësoi atë si model për qytetarët e Kosovës dhe si një politikane  me angazhim të pastër dhe profesional, duke shtuar se sulmet e pushtetit ndaj saj nuk janë të rastësishme.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …