Haradinaj

Ramush Haradinaj; Qeveria-Kurti, ishte përfshirë në tregtinë e energjisë së Serbisë, me sekserët, Martin Berishaj e Nagip Krasniqi

Kryetari i AAK-së, dhe kandidati më legjitim dhe më serioz  për kryeministër të qeverisë së ardhme të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë  e udhëhequr nga Albin Kurti, duke e quajtur qeveri të errësirës. Ai e ka përmendur edhe kundërshtimin që i është bërë gazit amerikan, nga pushteti i Kurtit. Ma patën kundërshtuar me krejt fuqinë, projektin e kontraktuar të termocentralit “Kosova C”, që Kosovën e bënte fuqi energjetike, me arsyetimin se çmimi i megavatit prej 80 eurosh, ishte i lartë e sot e paguajnë mesatarisht ka 400 euro. E kundërshtuan gazin amerikan e dolën me bajrak kundër tij. qeveria-Kurti u përfshinë tregtinë e  energjisë, deri me GEN-in e Beogradit dhe u vunë në mbrojtje të sekserëve të tyre si Martin Berishaj e Nagip Krasniqi, që kishin shpërdoruar miliona euro të buxhetit të Kosovës. Kur e morën pushtetin, përqeshnin me “bojlera e filtera”. Tash kur Kosova është në kolaps energjetik dhe kur pjesa më e madhe e vendit është në terr, mundohen ta shkarkojnë fajin te KEDS-i, ka nënvizuar, kryetari i AAK-së, dhe kandidati për kryeministër të qeverisë së ardhme të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …