Haradinaj

Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti, me keqqeverisje po i shërben Serbisë

Nën qeverisjen e Albin Kurtit nuk rritet paga e policit në ditën e policisë po shkon iu mbanë ligjërata. Këto veprime  janë në shërbim të dobësimit të Kosovës, janë në shërbim të atyre që nuk na duan, në këtë rast janë në shërbim  të Serbisë tha Haradinaj. Argat i Serbisë bëhesh kur e dëmton Kosovën, dëmtimin e vendit po e bën Albin Kurti bashkë me Qeverinë. Argat i Serbisë bëhesh kur e dëmton substancën e Kosovës. 500 milionë me i ble  mallra prej Serbisë, e 600 milionë të Kosovës mbesin jashtë angazhimit. Vuciqi ua  ka rritur rrogat ushtarëve të vet, Ministria jonë e mbrojtjes ka shpenzuar  5 për qind të buxhetit. Kush është në shërbim të Serbisë këtu? Albin Kurti e kjo qeveri është duke e dëmtuar  Kosovën”, tha mes tjerash,  Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: 1.31 miliardë euro investime në qarkun Shkodër gjatë dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkodër se qeveria ka investuar 1.31 miliardë euro në …