Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me studentë dhe të rinj të anëtarësuar së fundmi në partinë e tij, të organizuar nga Kreshnik Smajlaj. Gjatë këtij bashkëbisedimi, Haradinaj theksoi rolin thelbësor të rinisë në formësimin e së ardhmes politike dhe zhvillimore të vendit. “Rinia jonë është ndër më energjiket dhe vizionaret në Evropë. Shumë shpesh, ëndrrat e saj përballen me mungesë mundësish, dhe pikërisht këtu duhet të ndërhyjmë për ta mbështetur dhe fuqizuar atë,” deklaroi Haradinaj. Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunuese dhe konstruktive, duke ofruar hapësirë për diskutime mbi ide, perspektiva dhe projekte të reja. Kryetari i AAK-së nënvizoi se angazhimi i brezit të ri është një komponent kyç në forcimin dhe zgjerimin e partisë, duke e shndërruar rininë në një faktor vendimtar të energjisë dhe zhvillimit politik të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
